Ambasadori libian në SHBA refuzon t'i shqërbejë një diktature

Statusi: E mbaruar 18:22, 22. Shkurt 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Ambasadori i Libisë në Shtetet e Bashkuara, Ali Aujali, njoftoi sot se refuzon t'i shërbejë një diktature dhe bëri thirrje për largimin e liderit Muamar Kadafi, në një intervistë për televizionin amerikan ABC. "Dhashë dorëheqjen nga detyra në shërbim të regjimit diktatorial aktual. Por, nuk do të rresht asnjëherë së shërbyer popullit tim, deri sa zëri i tij të dëgjohet në të gjithë botën, deri sa ai ta arrijë qëllimin e tij", deklaroi Aujali. Ai bëri thirrje gjithashtu për largimin e Mouamar Kadhafit. "I bëj thirrje të largohet. Largohuni dhe lëreni popullin të qetë", tha ai në adresë të liderit të kundërshtuar libian.

"Njerëzit po vriten në mënyrë brutale dhe populli është i çarmatosur ndërsa regjimi i ka të gjitha llojet e armëve dhe po përdor tanke kundër njerëzve", deklaroi Aujali, duke treguar se ka parë fotografi të njerëzve të ndarë në copa, sikur të ishin vrarë me buldozer dhe jo me plumba". "Duhet ta mbështesim popullin tonë, bota mbarë duhet të veprojë", këshilloi ai në momentin kur Këshilli i Sigurimit të OKB-së dhe Lidhja Arabe po bëhen gati të mblidhen sot për të trajtuar çështjen libiane. "Ky regjim është duke u rrëzuar dhe ka ardhur koha që t'i japim fund atij", vazhdoi ai, duke theksuar se "brenda vendit, shumë persona në Tripoli dhe në radhët e ushtrisë po distancohen nga Kadafi".

Burimet

redakto