Statusi: E mbaruar 10 Prill 2011 20:50 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Rezultatet e studimit më të ri të shkencëtarëve portugezë sugjerojnë se aktiviteti fizik i përditshëm është shumë herë më efikas sesa ilaçet në luftën kundër depresionit.

Aktiviteti fizik lufton depresionin

Studimi, të cilin grupi i shkencëtarëve nga Portugalia e ka realizuar me 150 persona, ka treguar se aktiviteti fizik i ekuilibruar përmirëson gjendjen e pacientit te të cilët nuk kanë mundur të ndihmojnë ilaçet antidepresive.

Pjesëmarrësit në eksperiment kanë vazhduar të marrin terapinë e rregullt të ilaçeve, por krahas kësaj kanë qenë të obliguar të ushtrojnë çdo ditë.

Disa kanë ecur shpejt 30-40 minuta, ndërsa të tjerët kanë bërë ushtrime. Rezultatet kanë treguar se gjendja e tyre është përmirësuar 26 % krahasuar me periudhën para se të merren me aktivitet fizik.

Pos ndihmesës në shërimin e depresionit, shkencëtarët theksojnë se aktiviteti fizik siç është ecja e shpejtë është preventivë e shkëlqyeshme për shëndet mental.

Burimet

redakto