Ahmeti nuk braktis Qeverinë, dalja në rrugë nuk zgjidh problemet

Statusi: E mbaruar 19:16, 27. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Dalja në rrugë nuk i zgjidh problemet, ndaj BDI-ja ka zgjedhur rrugën institucionale. Kështu u shpreh lideri BDI Ali Ahmeti në një tubim me qytetarët në Likovë.

Sipas tij, nëse BDI-ja del nga qeveria kjo nuk do të zgjidhte çështjen e emrit me Greqinë. Zgjidhja e këtij kontesti, siç theksoi ai, nuk është larg dhe se ky problem paraqet problem jo vetëm të rajonit por edhe gjithë komunitetin ndërkombëtar. Ahmeti edhe njëherë përmendi nevojën për angazhim më të madh nga SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja.

“Unë mendoj që të dy palët kanë hyr në një situatë emocionale, të dy palët akoma kanë të shtresuara apo komplekse nga e kaluara se mund të ketë pretendime territoriale apo zgjerim kufijsh. Të nderuar këto komplekse palët do t’i hjekin sepse ëndrra për Greqi të madhe, Maqedoni të madhe ka rënë dhe nuk ka ëndrra të tilla”, deklaroi Ali Ahmeti, lider i BDI. Përsa i përket zgjedhjeve të parakohshme Ahmeti tha se BDI-ja është përcaktuar për interesin e qytetarëve, pasi projektet madhore që do të jenë në shërbim të qytetarëve janë në përfundim e sipër.

“Po hymë në zgjedhje këto projekte që veç janë në përfundim e sipër këto për 6 muaj deri në 8 muaj nuk mund të fillojnë të materializohen sepse rregullat e kërkojnë që para zgjedhjeve nuk mund të bëhen projekte të tilla nuk mund të shpallen tenderë të karakterit ndërkombëtar”, u shpreh , lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. BDI-në, siç theksoi Ahmeti e shqetësojnë dy çështje, ajo e invalidëve të UÇK-së dhe rastet e Hagës. Sipas tij në këtë drejtim po punohet dhe se pritet të gjendet një zgjidhje për të dyja çështjet.

Burimet

redakto