Adebayor dëshiron qëndrimin te Reali

Statusi: E mbaruar 2 Prill 2011 19:14 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Sulmuesi i Real Madridit, Emmanuel Adebayor ka ripërsëritur edhe një herë se nuk dëshiron të largohet nga Real Madiridi në fund të sezonit pasi dëshiron që me këtë klub të arrij suksese.

Adebayor është i huazuar te Reali nga Manchester City dhe në fund të sezonit ai duhet të kthehet në Angli, por është pikërisht lojtari i cili ka thënë se dëshiron të qëndroj në Santiago Bernabeu.

“Ky klub është fantastik, rruga si punon dhe atmosfera këtu është e shkëlqyer. Unë dua të jem i sukseshëm këtu dhe ajo çka më bën mua të lumtur është kur shënoj gola”.

Burimet redakto