5 vjet isopolifoni konferenca për vlerat e trashëgimisë

Statusi: E mbaruar 17:59, 10 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Është mbajtur konferenca "5 vjet Isopolifoni, pjesë e listës përfaqësuese të pasurive botërore shpirtërore të UNESCO-s". Në të është folur për vlerat unikale të isopolifonisë shqiptare, paraqitja e saj në skenë si dhe përafrimi i të rinjve në interpretimin e saj, duke realizuar kështu edhe vazhdimësinë te brezi i ri. I pranishëm në konferencë ka qenë ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë e Sporteve, Ferdinand Xhaferri, autoritete të pushtetit lokal në Vlorë, specialistë të kulturës e artit në këtë ministri, dashamirës të polifonisë. Ministri Xhaferaj tha se "do të bëjmë të pamundurën për të mbajtur lart këtë vlerë të paçmuar të trashëgimisë kulturore, ndërsa kreu i Bashkisë Vlorë i ka dorëzuar akademikut Vasil Tole "Mirënjohje e qytetit të Vlorës" me motivacionin për mbështetjen e vazhdueshme të vlerave të kulturës vlonjate në fushën e trashëgimisë kulturore, dhe kontribut të spikatur për isopolifoninë". Në pjesën shkencore të konferencës nga ana e përgje-gjëses së sektorit të trashëgimisë në ministri Arlinda Kondi, janë renditur fakte të tilla si: mënyra e trashëgimit të kësaj vlere, çfarë kërkohet nga shtetet palë, si operohet në planin ndërkombëtar, nëpërmjet mekanizmave të cilët ruajnë këto trashëgimi.

Mënyra e funksionimit të konventave, strukturat, pjesë e të cilave është edhe Shqipëria. Esat Ruka drejtori qendrës folklorike të Shqipërisë, duke njohur me një historik të shkurtër të mbajtjes së festivaleve të isopolifonisë qysh nga viti 2001, ka njohur me elementë të tij praktika, ku është mbajtur parasysh niveli i domosdoshëm i bashkëpunimit, ndërsa synimet kanë qenë realizimi i hartës së plotë të pjesëmarrjes, por edhe promovimi përmes botimeve e materialeve njohëse mbi këto evente.

Burimet redakto