30 vjet nga vdekja e Lenon, botohet intervista e fundit
Revista Rolling Stone ka publikuar intervistën e fundit të Xhon Lenonit me rastin e 30 vjetorit te vdekjes së kengetarit.
Lenoni ka folur për Rolling Stone më 5 dhjetor të vitit 1980, vetëm tri ditë para se të qëllohej për vdekje përballë apartamentit të tij në Nju Jork nga Mark Dejvid Çapman.
Në intervistë, Lenon ka kritikuar kritikët, duke thënë se ata i duan vetëm “heronjtë e vdekur” . Lenon ka thënë se ai nuk është i interesuar të jetë hero i vdekur i dikujt. Ai po ashtu ka folur për përpjekjet e tij për të qenë një baba i mirë për Shon Lenonin, djalin e vetëm të tij. Lenon po ashtu ka folur për të ardhmen duke thënë se “ ka mjaft kohë” për të eksploruar planet e tij të jetës.
Burimet
redakto- d.b.. "Balkanweb.com" — 10. Dhjetor 2010