25 fjalët që duhet t'i dijë çdo 2-vjeçar

E hënë, 20 shkurt 2012

Sipas një studimi të kryer në Vankuver, shkencëtarët kanë hartuar një listë prej 25 fjalësh që duhet t'i dijë çdo 2-vjeçar. Më poshtë është lista e fjalëve: "mami, babi, qumësht, lëng, përshëndetje, top, po, jo, qen, mace, hundë, sy, banane, biskotë, makinë, e nxehtë, faleminderit, banjë, shfaqje, kapele, libër, gjithçka përfundoi, shumë dhe mirupafshim".

“Nëse fëmijët nuk përdorin këto 25 fjalë kur janë 2 vjeç, ata mbase janë fëmijë që mësojnë të flasin ngadalë. Ka të bëjë me një zhvillim të ngadaltë të tyre dhe nuk ka vend për panik. Por, nëse kur bëhet 2 vjeç e gjysmë ka ende probleme në të folur prindërit duhet ta kontrollojnë”, tha profesori Leslie Recorla.

Nëse një fëmijë në moshën 2-vjecare nuk arrin dot t'i thotë këto fjalë, atëherë kjo mund të jetë edhe shenjë e autizmit apo mund të ketë vështirësi në të mësuar.


Burimet