“Hollywood Tonight” klipi më i ri nga Michael Jackson

Statusi: E mbaruar 20 Mars 2011 13:59 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Mediat ndërkombëtare kanë publikuar video klipin më të ri të mbretit të muzikës pop Michael Jackson. Hiti i quajtur “Hollywood Tonight” është kënga e dytë e albumit të ri “Michael” që u publikua në dhjetor. Në video prezantohet një prej balerinave më të mira të momentit, francezja me origjine algjeriane, Sofia Boutello.

Michael Jackson

Kjo balerinë e cila ka bërë një sërë reklamash në televizionet amerikane tërhoqi vëmendjen e Jackson gjatë përgatitjeve për koncertet londineze “This is it”. Fatkqsisht koncertet nuk u realizuan për shkak të vdekjes së yllit të popit, por regjisorët tashmë e dinin dashurinë që Michael kishte për balerinën e shkëlqyer e cila ka marrë notën maksimale në videon më të re të këngëtarit legjendar.

Sofia Boutello kërcen nën ritmet e këngës “Hollywood Tonight” nën regjinë e Wayne Isham, i cili ka realizuar edhe videon “You are not alone” të Michael Jackson. Sofia Boutella gjithashtu ka qenë balerinë e Madonës në turin ndërkombëtar “Confessions”.

Burimet redakto