Ylli i Penelop Cruz në "Walk of Fame" të Hollivudit

Statusi: E mbaruar 2 Prill 2011 19:02 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Penelope Cruz është aktorja e parë spanjolle që merr yllin e saj në të famshmin "Walk of Fame" (Bulevardi i lavdisë) në Hollivud. Në ceremoni e cila u zhvillua mbrëmë ishin të pranishëm ndër të tjerë edhe bashkëshorti i saj Javier Bardem dhe amerikani Johnny Depp. Aktorja 36 vjeçe u zbulua nga Bigas Luna në filmin "Jambon Jambon" (1992) dhe ka fituar yllin e 2 436-të të "Walk of Fame", para afro 300 personave, në afërsi të Kodak Theater, ku mori në 2009 çmimin Oscar si aktore joprotagoniste për rolin e saj tek "Vicky Cristina Barcelona" i Woody Allen.

Penelope Cruz

"Ndihma dhe besimi i shumë personave më kanë mundësuar të fitoj këtë yll dhe shumë më tepër", deklaroi aktorja, e cila kishte zgjedhur një fustan ngjyrë vjollcë për ceremoninë.

"Gjatë karrierës time, kam pasur mundësinë të punoj me disa nga regjisorët më të talentuar të Spanjës, të vendeve të ndryshme të Europës dhe SHBA-së", shtoi Penelope Cruz, e cila në janar lindi Leonardon, fëmijën e saj të parë me Javier Bardem.

Ajo siguroi se kur mbërriti në Los Anxhelos, në vitin 1994, ajo dinte vetëm dy fjali në anglisht "Si jeni?" dhe "Dua të punoj me Johnny Depp". "Tani që e kam bërë dy herë këtë ("Blow" në 2001 dhe "Piratet e Karaibeve", që do të dalë në maj) mund të them se kam dëshirë të rifilloj", tha ajo . "Faleminderit prindërive të mi, vëllezërve dhe motrave të mi të mrekullueshëm për mbështetjen që më japin. Dhe, sigurisht faleminderit bashkëshortit tim dhe djalit tim që më bëjnë aq të lumtur çdo ditë", shtoi ajo. Johnny Depp pohoi nga ana e tij se "Penelope është e pastër. Është e rrallë, nuk ka më gra si ajo. Është një privilegj për mua të bëj pjesë në jetën e saj".

Përveç karrierës hollivudiane, Penelope Cruz i ka qëndruar besnike vendit të saj të origjinës, ku ka punon rregullisht në disa filma me Pedro Almodovar.

Burimet redakto