Tiranë, rihapet kinema Agimi
Kinemaja 50 vjeçare “Agimi” rihapi dyert mbrëmjen e sotme për të gjithë nostalgjikët, por dhe adhuruesit e tenkologjisë së fundit 3D, duke shfaqur premierën botërore “Tron Legancy”.
Kinema “Agimi” do të ketë 185 vende edhe pse kapaciteti i saj është 180, por projektuesit kanë preferuar më pak për të realizuar një sallë sa më komode për shikuesit. Me rihapjen e kësaj kinemaje, nga rrjeti i kinemave Imperial, kjo sallë është e dyta e cila do të shfaqe filma në teknologjinë tredimensionale. Një risi tjetër gjithashtu është edhe fakti se kinemaja do të shfaqe filma për 18 orë duke krijuar kështu edhe kinemanë e orëve të vona.
Edhe pse “Agimi” do të shfaqe filmat e fundit në 3D, ajo do të shfaqe gjithashtu edhe formatin standart 35 mm të filmave me të cilin është mësuar publiku. Përveç emrit të saj që nuk ka ndryshuar, për arye të nostalgjisë, është ruajtur edhe struktura e kinemasë edhe pse salla është konceptuar si një sallë moderne e teknologjisë 3D.
Burimet
redakto- E.n/ata. "Balkanweb.com" — 25. Dhjetor 2010