ShBA: Obama i kërkon Sarkozysë dhe Cameronit një strategji për Libinë

Statusi: E mbaruar 19:12, 18. Mars 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Presidenti amerikan, Barack Obama i kërkoi dje në mbrëmje presidentit francez, Nicolas Sarkozy dhe kryeministrit britanik David Cameron për të koordinuar një strategji për Libinë pas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që autorizon përdorimin e forcës kundër trupave të Muamar Kadafit.

Barack Obama

Në një komunikatë, presidenca amerikane theksoi se drejtuesit kanë rënë dakord mbi faktin që Libia duhet të konformohet menjëherë me termat e rezolutës dhe mbi faktin që dhuna kundër popullsisë duhet të ndërpritet. "Drejtuesit ranë dakord për një koordinim të ngushtë mbi etapat e ardhshme dhe mbi faktin për të vazhduar të bashkëpunojnë me arabët dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për të siguruar aplikimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit, vijon komunikata.

Në Paris, presidenca franceze theksoi në një komunikatë të shkurtër se presidenti francez, Nicolas Sarkozy dhe homologu amerikan Obama biseduan për zbatimin e rezolutës 1973 miratuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi dje në mbrëmje një reaolutë që parashikon përdorimin e forcës kundër trupave të kolonel Kadafit duke i hapur rrugën goditjeve ajrore në Libi.

Burimet redakto