Irlanda kërkon ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian

Statusi: E mbaruar 18:08, 22 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Irlanda e futur thellë në borxhe kërkoi si vendi i parë i eurozonës ndihmën e Fondit shpëtimtar të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Qeveria në Dublin parashtroi kërkesën për një kredi emergjente, njoftuan ministrat e Financave të BE-së. Mbështetja për Irlandën është e nevojshme, për të siguruar stabilitetin financiar si në eurozonë ashtu dhe në Bashkimin Evropian. Sipas të dhënave të përfaqësuesve të BE-së paketa e shpëtimit mund të arrijë deri në 90 miliardë euro. Në kuadër të masave për shpëtimin e bankave, Irlanda është futur në një borxh rekord prej 32 për qind të prodhimit vendor bruto, ndërkohë që Bashkimi Evropin lejon maksimumi tre për qind. Kryeministri irlandez Brian Cowen u shpreh se: "Popullit irlandez i them thjeshtë se ne nuk duhet të nënvlersojmë shkallën e problemeve tona ekonomike. Por duhet të kemi besim në aftësinë tonë si popull, për të rimarrë veten dhe për përparuar edhe njëherë."

Referenca redakto