Incidentet, FSHF i druhet një pezullimi nga UEFA

Statusi: E mbaruar 29 Mars 2011 21:27 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Incidentet e krijuara në ndeshjen me Bjellorusinë, ku edhe pas paralajmërimeve të shumta, disa tifozë hodhën fishekzjarre në fushë, mund të çojnë në një pezullim të fushës së Shqipërisë për ndeshjen e radhës në shtëpi, që do të jetë ajo ndaj Francës në shtator. Në fakt, gjoba e ardhur ditën e enjte ka qenë një paralajmërim i qartë se Shqipëria është nën vëzhgim të rreptë nga UEFA dhe një gjë e tillë është thënë edhe nga delegati izraelit i ndeshjes. “Më kanë urdhëruar të kem kujdes, sepse Shqipëria është fushë e tmerrshme”, pati thënë ai përpara takimit me Bjellorusinë. Ndërkohë, edhe vëzhguesi grek Kiros Vasaras ka qenë tepër i vëmendshëm, duke kontrolluar madje edhe gjeneratorin rezervë për garantimin e ndriçimit.

“Organizimi ishte shumë i mirë, por tifozët edhe këtë herë nuk treguan bashkëpunim, - tha zëvendës sekretari i FSHF-së Besnik Çela. – Ne kërkonim në çdo moment të mos hidheshin sende dhe fishekzjarre, por problemet vazhduan. I druhemi edhe pezullimit, që do të ishte fatal, sepse ndeshja e radhës është me Francën dhe humbasim gati 400 milionë lekë të vjetra”, shtoi ai. Veç fishekzjarreve, arbitrit anësor iu hodh edhe një shishe kur anuloi golin e Salihit.

Shih dhe këtë

redakto

Burimet

redakto