Eliza Dushku: Unë jam thesar i kombit shqiptar

Statusi: E mbaruar 21 Mars 2011 07:35 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Aktorja e famshme me origjinë shqiptare, Eliza Dushku vazhdon me sukses karrierën e saj artistike në Hollywood, pa harruar prejardhjen e saj.

Eliza Dushku

Në një intervistë për revistën amerikane Us Magazine, ajo ka rrëfyer shumë gjëra rreth vetes që njerëzit nuk i dinë, ndër të cilat të bie në sy fakti se ajo është krenare për origjinën e saj shqiptare.

Eliza ka treguar se nuk është e zonja në gatim dhe se zakonisht është katastrofë në kuzhinë, por ka shtuar:- Unë mund të bëj gatime tradicionale shqiptare.

Ndërkohë në listën e 25 fakteve rreth saj, si faktin e trete ajo përmend sërish kombin shqiptar. Aktorja me origjinë shqiptar ka thënë:- “Unë jam thesar i kombit shqiptar, së bashku me familjen Belushi dhe Nënë Terezën.

Burimet redakto